Obama: Parime te perbashketa me Islamin

04/06/2009 12:35

Amerika nuk do lufte me Islamin, por nuk do te lejoje ekstremistet qe te kercenojne sigurine.

Keshtu deklaroi ne Kajro, presidenti amerikan, Barack Obama ne nje fjalim historik ku i drejtohet botes myslimane.

Kreu i Shtepise se Bardhe theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Islami nuk jane te vecuara, as konkurente, madje kane parime te perbashketa te tolerances dhe dinjitetit te te gjithe qenieve.

Ne fjalimin e tij, Obama theksoi se SHBA-te nuk synojne asnje territor, baze ushtarake apo burim nga Iraku dhe Afganistani, po do te vazhdojne te qendrojne atje per sa kohe jeta e njerezve te pafajshem te jete ne rrezik.

Po ashtu Obama premtoi edhe mbylljen e burgut te Guantanamos ne fillim te vitit te ardhshem.

Duke folur per popullin hebre, Obama theksoi se ata jane persektuar ne nje menyre te paprecente, nderkohe Obama premtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejne shpinen aspirates se palestinezeve per dinjitet.

 

Top Channel