Obama ne Kajro per paqen me Islamin

04/06/2009 11:35

Presidenti amerikan, Barack Obama ka patur sot nje takim me dyer te mbyllura ne Kajro me presidentin egjiptian Mubarak.

“Diskutuam situaten e izraeliteve dhe palestinezeve dhe folem si mund te shkojme perpara ne menyre konstruktive per te sjelle paqen dhe prosperitetin. Dua te vazhdoj te konsultohem me presidentin egjiptian muajt dhe vitet e ardhshme”, u shpreh Obama.

Nuk ka gjasa qe sot te njoftohet ndonje plan per te mbyllur konfliktin izraelito-palestinez.

Obama gjithsesi duhet te leshoje nje mesazh te forte per te kaluar ne nje faqe te re raportesh mes amerikaneve dhe vendeve te Lindjes se Mesme.

Top Channel