Masakra e Tienanmenit, SHBA kerkese Pekinit

04/06/2009 11:55

Me tone me te forta se zakonisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes nepermjet sekretares se Shtetit Hillary Clinton i kerkon Kines te publikoje emrat e te vrareve gjate protestave te pergjakshme ne sheshin Tienanmen.

Clinton i beri thirrje regjimit kinez te jape nje bilanc te represionit dhe te “shqyrtoje hapur faqet e erreta te te shkuares se saj”.

Partia Komuniste e Kines asnjehere nuk e ka bere te ditur bilancin e viktimave duke iu drojtur nje manifestimit cka do te minonte themelet e pushtetit te saj.

Qindra, ndoshta mijera manifestues, studente dhe qytetare te solidarizuar u vrane naten e 3 duke gdhire 4 qershori 1989, pasi tanket e ushtrise kineze pushtuan rruget e Pekinit per te shtypur manifestimet shtatejavore me kerkesa demokratike dhe paqesore, te cilesuara si “rebelim kunder revolucionar” nga pushteti komunist.

Top Channel