Avioni, Jobim: E pamundur pista e shperthimit

04/06/2009 01:50

Autoritetet braziliane kane hedhur poshte hipotezen e nje shperthimi ne bordin e avionit te “Air France” i cili ka rene te henen ne Atlantik.

Sipas ministrit brazilian te Mbrojtjes, Nelson Jobim nje piste e tille perjashtohet duke u nisur nga vete mbetjet e gjetura se fundmi.

“Gjurma e gjate e naftes e gjetur ne det ne te njejten zone te mbetjeve tregon se eshte e pamundur qe ne bordin e avionit te kete pasur nje zjarr apo nje shperthim, por kjo eshte vetem nje hipoteze”, eshte shprehur Jobim.

Top Channel