Australi, jep doreheqjen ministri i Mbrojtjes

04/06/2009 09:25

Ministri australian i Mbrojtjes, Joel Fitzgibbon paraqiti doreheqjen e tij sot, njoftoi kryeministri Kevin Rudd qe foli per “gabime pergjegjesie”.

Joel Fitzgibbon u detyrua te jepte doreheqjen pas zbulimeve qe tregonin se kishte organizuar nje takim mes nje gjenerali te ngarkuar me sherbimin shendetesor te ushtrise dhe vellait te tij ne krye te nje kompanie sigurimesh.

“Ministri me paraqiti doreheqjen, une e pranova dhe mendoj se kjo ishte gjeja qe duhej bere”, deklaroi Kevin Rudd.

Top Channel