Aksidenti, trupat mund te jene ngrene nga peshkaqenet

04/06/2009 09:45

Ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Jobim, deklaroi se ka mundesi qe trupat e viktimave te aksidentit ajror qe ndodhi mengjesin e se henes te jene ngrene peshkaqenet.

Ne ujerat e ngrohta te Oqeanit ku eshte rrezuar avioni ka peshkaqene.

Ministri ka kujtuar se trupat e te mbyturve nga 48 ore deri ne 6 dite dalin ne siperfaqe, per shkak te gazrave te prodhuar nga organet e brendshme gjate dekompozimit.

Nderkohe Forca ajrore Braziliane ka bere te ditur sot se ekuipazhi i nje avioni ka njoftuar se ka pare mbi Oqean nje pjese metalike prej shtate metrash qe mund te jete krahu ose cope e trupit te mjetit fluturues.

Top Channel