Zyrtaret: Pjeset e gjetura, te avionit francez

03/06/2009 08:10

Konfirmohet qe pjeset e gjetura ne Oqeanin Atlantik jane ato te avionit te aksidentuar  te Air France, me 228 persona ne bord.

Ne det rreth 560 kilometra ne veri-lindje te brigjeve braziliane jane lokalizuar ndenjese dhe objekte te tjera.
Per ministrin e Mbrojtjes braziliane, Nelson Jobim nuk ka asnje dyshim se ato i perkasin Airbus te nisur nga Rio drejt Parisit, ku nuk arriti dot kurre.

Drejtuesit e ekipeve te kerkimit thane se objektet jane ne nje distance rreth 60 kilometra larg njera-tjetres.

Top Channel