Owen Hargreaves rrezikon karrieren

03/06/2009 17:45

Mesfushori anglez i Manchester United, Owen Hargreaves rrezikon ta mbylle karrieren ne moshen 28 vjecare per shkak te nje demtimi te rende.

Sipas faqes ne internet te televizionit BBC, lojtari i talentuar vazhdon te kete probleme te shumta me gjurin e tij qe e ka lene ne shtepi per pothuajse gjithe sezonin. Pavaresisht nderhyrjeve kirurgjikale, problemet vazhdojne ta shqetesojne lojtarin e lindur ne Kanada.

Hargreaves nuk luan nje ndeshje qe prej 21 shtatorit te vitit te shkuar dhe ne 2 sezone tek Manchester United ai eshte aktivizuar vetem per 25 ndeshje. Mesfushori u ble para dy vitesh nga Bayern Munchen ku ai ishte nje prej lojtareve me te mire te skuadres gjermane.

Top Channel