Massa kerkon fitoren e trefishte ne Turqi

03/06/2009 17:15

Felipe Massa eshte i bindur se ne pisten e Stambollit mund te arrije fitoren e trete rresht per te nisur nje rrugetim te ri edhe per Ferrarin ne kete sezon qe nuk e ka gjetur ende rrugen e suksesit.

“Ne Turqi mund te fitojme sepse Ferrari tani eshte me konkurruese dhe ne nivelin e Brawn GP”, shprehet me optimizem braziliani. Ne vijim, ai ka shtuar se Stambolli eshte nje nga pistat e tij me te preferuara.

“Me pelqen kjo piste dhe ketu ndihem mjaft komod. Eshte e veshtire te them pse Stambolli pershtatet me shume me karakteristikat e mija. Mendoj se kam gjetur nje menyre per te pershtatur makinen me kete piste. Por nje nga arsyet ndoshta mund te jete edhe sensi kunderorar i kesaj piste ashtu si Interlagosi ne Brazil”, perfundon nenkampioni i botes.

Top Channel