Lodhje nga sporti, konsumoni qumesht e drithera

03/06/2009 13:15

Te lodhur dhe pa energji pas nje seance ne palester apo nje ore shetitje me biciklete?

Pergatisni nje filxhan me qumesht dhe drithera, per t’i dhene vetes suaj serish fuqi dhe per t’u ndjere mire. Nuk keni nevoje per pijet sportive qe konsumohen zakonisht pas lodhjes fizike.

Keshtu thote Lynne Kammer, nje fiziologe e universitetit te Teksasit, pas nje eksperimenti te kryer.

Kammer u kerkoi 12 ciklisteve, 8 burrave dhe 4 grave qe te konsumonin ushqim te kontrolluar dhe me pas te pedalonin me biciklete per rreth nje ore.

Nje pjese u dha pas stervitjes qumesht dhe drithera e pjeses tjeter pije sportive. Me pas ajo mati sintezen e proteinave dhe rindertimin e rezervave te glikogjenit.

Ajo pa se te ciklistet qe konsumuan qumeshtin dhe dritherat cdo gje kishte funksionuar ashtu sic duhej.

Vec te tjerave, Kammer thekson se qumeshti eshte edhe me ekonomik se sa pijet e shtrenjta sportive.

Top Channel