Indi, martohen bretkosat kunder thatesires

03/06/2009 09:10

Ne nje fshat te Indise, banoret kane gjetur nje menyre te vecante per t’u lutur per shi.

Ata kane celebruar martesen e dy bretkosave, nje menyre qe mendojne se do t’i ndihmoje t’i shpetojne thatesires.

Megjithese e gjithe kjo skene duket e cuditshme ka ndodhur vertet.

Bretkosat mbajne veshje elegante dhe grate e fshatit i kane dhuruar nuses edhe nje varese. Nje prift drejton ceremonine dhe respektohen pike per pike ritet hindu.

Thatesira ka demtuar orizoret ne zone, nderkohe qe banoret jetojne vetem me prodhimin qe marrin nga toka.

Top Channel