Curri: Me Portugaline, jo vetem per t’u mbrojtur

03/06/2009 08:10

Entuziazmi per Kupen e Ukraines te fituar me Vorsklen ende nuk i ka kaluar. Krenaria per trofeun e pare ne karriere, i arritur perballe nje emri te madh si Shaktjor Donjeck, duket qarte.

Megjithate, qe prej fjaleve te para, Debatik Curri tregon se tashme eshte i perqendruar vetem te sfida e se shtunes me Portugaline.

“Ne fundjave na pret nje ndeshje shume e veshtire, por besoj se do te marrim rezultat pozitiv, pasi luajme perballe publikut tone, i cili do te jete i shumte ne numer”, tha 25-vjeçari.

“Ne perballjen e pare kunder kesaj skuadre arritem te barazonim 0-0 dhe kjo na motivon me shume per takimin ne ‘Qemal Stafa’”. Ndryshe nga 90 minuteshi qe solli nje pike historike kunder asaj qe cilesohej perfaqesuesja me e forte e Grupit 1, me 6 qershor Shqiperia pritet te luaje ndryshe. Kjo edhe sepse specifika e ndeshjes nuk eshte e njejte.

“Pasi krijuam disa momente te rrezikshme ne zonen kundershtare, ne Portugali u detyruam te luanim vetem ne mbrojtje. Nuk kishim mundesi te benim me shume, luajtem per mjaft minuta ne inferioritet numerik. Megjithate, u perqendruam vetem ne mbrojtje dhe per te thene te verteten, duket sikur harruar se kishim nje lojtar me pak kunder kesaj skuadre me yje”, theksoi Curri.

“Ne fushen tone jemi te detyruar te provojme me shume, pra mos te qendrojme vetem ne mbrojtje. Gjithsesi, nuk mund te dalim shume nga loja qe zhvilluam ne Brage, pasi portugezet jane mjaft te forte dhe nuk te japim shume mundesi per t’u perqendruar ne sulm”.

Dje mbrojtesi kosovar u takua per here te pare me trajnerin Josip Kuzhe, i cili zhvilloi nje analize te gjate me skuadren. “Ishte hera e pare qe takohesha me trajnerin e ri. Duket i pergatitur per punen qe ben, aq me teper qe vjen nga shkolla kroate e futbollit. Me ndihmen e tij dhe impenjimin e skuadres, besoj se do te arrijme diçka pozitive, tha ‘xholi’ kuqezi.

Analiza e sotme ishte nje lloj pergatitjeje teorike, per menyren e lojes qe do te zhvillojme me Portugaline. Me kete kundershtar kerkohet nje menyre e veçante loje, sulmuese dhe mbrojtese njekohesisht”.

Top Channel