Bogdani ne shitje, Cani drejt Serise A?

03/06/2009 08:35

Erjon Bogdani mund te nxirret ne shitje gjate kesaj vere, nderkohe qe nje tjeter sulmues shqiptar, Edgar Cani, mund te ngjitet ne Serine A, pasi per te po shfaq interes Fiorentina.

Konfirmimi i trajnerit Mimo di Karlo ne pankinen e Kievos per sezonin e ardhshem, sipas shtypit italian mund te hape skenare te rinj merkatoje.

Dhe nje nder lojtaret, i cili mund te mos jete pjese e planeve te tij, eshte pikerisht shqiptari Bogdani, i cili shikohet ne listen e atyre qe duhet te bejne gati valixhet per ne nje skuader tjeter.

Nje tjeter shqiptar behet gati te promovohet ne eliten e futbollit italian, Seria A. Per Edgar Canin, pasi ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne radhet e Askolit ne Serine B, ka filluar te interesohet Fiorentina. Emri i tij eshte ne listen e drejtorit sportiv te violeve, Panteleo Korvino.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka shenuar 4 gola ne 17 ndeshje te zhvilluara, vleresohet si nje talent dhe konsiderohet si nje goditje surprize per skuadren e Fiorentines per sezonin tjeter.

Top Channel