BB: Bota po kercenohet nga klima

03/06/2009 08:00

Banka Boterore paralajmeroi se ndikimi i ndryshimeve klimaterike ne Rajonin e Evropes dhe ate te Azise Qendrore do te jete me i madh nga sa pritej, per shkak te nje trashegimie te vazhdueshme ne keqadministrimin mjedisor post-Sovjetik dhe infrastruktures se dobet te pjeses me te madhe te Rajonit, duke i lene keshtu keto vende ne gjendje te papergatitur per t’u adaptuar.

 “Evropa dhe Azia Qendrore vuajne nga nje ‘deficit adaptimi’, i cili tashme eshte sfiduar nga ndryshueshmerite e fundit klimaterike”, tha Marianne Fay, drejtoresha e Raportit te Zhvillimit Boteror 2010, per Banken Boterore.

Raporti i bere publik dje gjate bisedimeve per ndryshimet e klimes te UNFCCC ne Bon dhe ne prag te Dites Boterore te Mjedisit (5 Qershor), thote se ne kundershtim me perceptimet e njerezve, Rajoni kercenohet ndjeshem nga ndryshimet e klimes dhe ka filluar tashme te perjetoje pasojat: ndryshueshmeri ne rritje, temperatura me te larta, ndryshim i situates hidrike, deri ne ekstreme si thatesira, permbytjet, valet e nxehtesise, gjithashtu edhe tufanet dhe zjarret ne pyje.

Temperaturat mesatare ne Evrope dhe Azine Qendrore jane rritur tashme me 0.5ºC ne jug dhe 1.6ºC ne veri (Siberi) qe nga fillimi i shekullit te 20. Raporti thote se ndryshimet ne nivelin e detit, si nje tjeter ndikim i ndryshimit te klimes, do te ndikoje ne kater pellgjet e Rajonit, ne Detin Baltik, ne Adriatikun Lindor dhe ne bregun Mesdhetar te Turqise, Detin e Zi dhe Detin Kaspik, gjithashtu edhe ne Oqeanin Arktik rus.

Top Channel