Kuzhe ben per vete lojtaret

02/06/2009 20:20

Duke mos patur asnje shans kualifikimi per ne Boterorin 2010, trajneri i kombetares shqiptare, Josip Kuzhe ka filluar te mendoje qe tani per eleminatoret e ardhshme, ote te Euro 2012.

Per kete, puna e pare dhe kryesore qe kroati po synon te beje, eshte formimi i nje grupi kompakt lojtaresh.

“Kuzhe ben shume analiza dhe po eviton futbollin e tabelave. Ai po na fut ne koke se si duhet te behemi nje grup. Po mundohet qe pike per pike t’ia fuse kete ne koke gjithesecilit”, shprehet Hamdi Salihi.

Edhe Elis Bakaj thekson se Kuzhe kerkon qe ekipi te dale shume para dhe mendon shume per disiplinen taktike. “Mendoj qe menyra si drejton stervitjen ne fushe do tregoje edhe ndryshimin”, nenvizon mbrojtesi Debatik Curri.

 

Top Channel