Kaka, Chelsea i prish pune Realit

02/06/2009 21:30

Real Madrid-Kaka dukej nje ceshtje e perfunduar por Chelsea ka hyre ne mes duke rritur cmimin e brazilianit.

Trajneri i ri i londinezeve, Carlo Ancelotti ka bindur pronarin rus Abramovich te rrise oferten per asin brazilian, duke i prishur pune skuadres “merengues”. Sipas mediave spanjolle, Chelsea ka nderhyre kur mendohej se gjithcka perfundoi per 64.5 milione euro.

Radio Cedena Ser jep lajmin se Ancelotti eshte takuar me te atin e lojtarit Bosco Leite, duke i kerkuar qe te bllokoje bisedimet. Nderkohe, Milan nuk konfirmon asgje, por ne faqen zyrtare te kuqezinjve thuhet se Adriano Galliani ndodhet ne Madrid ku po bisedon me presidentin Florentino Perez.

“Nuk e di nese Milani mund ta mbaje Kaka sepse po i ofrojne aq shume para…”, u shpreh diten e sotme presidenti Silvio Berlusconi, duke lene te kuptohet se asi brazilian i ka oret e numeruara ne Milano.

Top Channel