Gripi A, OBSH prane rritjes se nivelit te alarmit

02/06/2009 21:05

Nga perhapja e gripit A ne te gjithe boten, OBSH eshte prane shpalljes se gjendjes se pandemise dhe per pasoje prane rritjes se nivelit te alarmit ne kuoten 6, qe eshte edhe niveli maksimal.

Pergjegjesi i OBSH-se, Keji Fukuda ka deklaruar se megjithate situata konsiderohet si e moderuar, pasi agresiviteti i virusit eshte i ulet.

Nderkohe, numri i te prekurve eshte ngjitur ne 18.965 persona ne 64 vende te ndryshme te botes, ndersa ai i te vdekurve eshte 117.

Rasti i pare i infektimit eshte regjistruar edhe ne Afrike. Behet fjale per nje vajze amerikane qe mberriti ne Kajro nga SHBA dhe qe nga testimet mjekesore rezultoi e prekur nga gripi.

Top Channel