Galapagos, breshkat rrezikohen nga mushkonjat

02/06/2009 19:10

Breshkat gjigande te ishujve Galapagos tashme kane nje armik te ri; mushkonjat.

Nje ekip shkencetaresh britanike nga University of Leeds ka zbuluar se mushkonjat qe jetojne ne ishuj kane evoluar dhe tashme kane kthyer ne shenjestra edhe zvarraniket, mes te cileve bejne pjese edhe breshkat.

Keto mushkonja, nuk jane te ngjashme me te zakonshmet, te cilat sulmojne vetem gjitaret. Ne kete menyre, keto mushkonja mund te infektojne me malarje ose viruse te ndryshme breshkat qe popullojne ishujt ne te cilet Darvini u bazua per te shkruar Teorine e Evolucionit. 

Top Channel