Vdes e mbijetuara e fundit e Titanikut

01/06/2009 09:40

Vdiq ne moshen 97-vjecare, Millvina Dean, e mbijetuara e fundit e Titanikut te famshem qe u mbyt ne prill te vitit 1912.

Ndonese atehere ajo ishte nje foshnje 2-muajshe dhe nuk mban mend asgje, Dean ka qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se shtypit dhe nuk u lodh kurre se rrefyeri historine e saj ashtu sic ja kishin treguar e ema dhe motrat e mbijetuara.

Dean, e cila jetonte ne azil, u ve ne qender te vemendjes pak muaj me pare, sepse shiti disa relike te udhetimit te saj per te paguar qirane.

Ne ndihme te Dean u vune edhe dy personazhet kryesore te “Titanikut”, Winslet dhe Di Kaprio.

Dean ishte dymuajshe kur familja e saj u nis drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes per nje jete me te mire. I ati nuk mundi kurre te zbriste ne toke, ndersa ajo bashke me nenen dhe motrat u shpetuan.

Ajo u be e famshme kur relikja e Titanikut u gjet ne det dhe ne ate kohe gazetare anembane botes u vune ne kerkim te Millvina Dean, te mbijetuares se fundit te tragjedise se prillit ne 1912.

Top Channel