“General Motors” pakt me pronaret e bonove

01/06/2009 08:25

Gjigandi amerikan i prodhimit te makinave, General Motors, njoftohet te kete arritur nje marreveshje me shumicen e pronareve te bonove.

Ky eshte nje zhvillim qe pritet te lehtesoje ristrukturimin masiv te kompanise.

Afati skadon sot per prodhuesin me te madh te makinave, nje afat ky i vendosur nga administrata Obama per te ndrequr kompanine.

Nderkohe sipas CNN, sot ne oren 17:30 me oren shqiptare, presidenti Obama do te lajmeroje falimentimin e General Motors.

GM aplikon mbrojtje nga falimentimi si pjese e nje plani te mbeshtetur nga qeveria per ta shpetuar kompanine nga likuidimi.

Ky proces mori nje perkrahje nga shumica e pronareve te bonove qe vendosen qe te realizohet marreveshja.

Top Channel