Iran, evitohet tragjedia, zbulohet bombe ne avion

31/05/2009 09:55

Fluturimi me 131 pasagjere i kompanise iraniane Kish Air mund te ishte kthyer ne tragjedi por forcat e policise kane evituar gjithcka ne minutat e fundit.

Nje bombe e aktivizuar eshte gjetur ne brendesi te mjetit fluturues dhe menjehere forcat xheniere kane nderhyre duke e caktivizuar. Lajmin e ben te ditur agjencia vendase e lajmeve, Fars. Avioni do te nisej nga aeroporti i Ahvaz ne jug te vendit per ne kryeqytetin Teheran.

Ngjarja ndodh dy dite pas shperthimit te nje bombe ne xhamine shi’ite te Zehedanit ku gjeten vdekjen 25 persona dhe 125 te tjere u plagosen.

Top Channel