Irak, arrestohet ish ministri i tregtise

30/05/2009 16:45

Ministri i dorehequr irakian i Tregtise, Abed al Falah al Sudani eshte arrestuar ndersa tentoi te largohej me avionin qe kishte si destinacion Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish zyrtari eshte kthyer ne Bagdad nga policia, e cila i ka njoftuar edhe arrestimin. Al Sudani, anetar i partise Dawa qe ben pjese ne aleancen shi’ite u largua nga posti ne 14 maj pasi u akuzua per korrupsion.

Nga hetimet e nje skandali rezultoi se ai ishte implikuar ne afera korruptive. Tashme pritet qe gjykata te marre masen e sigurise dhe me pas Abed al Falah al Sudani do perballet zyrtarisht me akuzat e prokurorise.

Top Channel