Shperthim ne Pakistan, 40 te vdekur

27/05/2009 08:45

40 persona gjeten vdekjen dhe 150 te tjere u plagosen ne nje atentat ne Lahore te Pakistanit. Behet fjale per nje sulm te koordinuar, ku u perfshine persona te armatosur dhe nje autobombe.

Nga shperthimi eshte shembur nje ndertese e policise ne qytet, brenda se ciles gjendeshin rreth 200 vete. Sipas televizionin indian Ndtv, pas shperthimit nga ndertesat prane jane pare te dalin persona te armatosur, qe kane hapur zjarr ndaj policise.

Nga sulmi u shkaterruan dhjetera makina dhe ndertesa te tjera. Policia sqaroi se autobomba shpertheu pasi automjeti tentoi te cante forcat e sigurise dhe te hynte ne oborrin e nderteses. Te plagosurit u transportuan ne spitalet e qytetit.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari leshoi nje deklarate, ku shprehu ngushellime per humbjen e jeteve te pafajshme.    

Top Channel