Izrael, merret ne pyetje ministri i Jashtem

27/05/2009 17:55

Policia izraelite ka marre ne pyetje, per te pesten here me radhe, ministrin e Jashtem te Izraelit lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij per korrupsion.

Nje zedhenes i policise tha se ministri Avigdor Lieberman, u intervistua per me shume se pese ore nga oficere te sektorit kunder pastrimit te parave.

Marrja ne pyetje ne polici behet ne kuader te hetimeve disavjecare mbi marredheniet e biznesit te Liberman.

Zedhenesi i policise, Miki Rosenfeld, tha se hetimet perfshijne dyshimet per mitmarrje dhe raste te tjera per korrupsion. Lieberman, i cili mori postin e ministrit ne muajin mars, i ka mohuar keto akuza.

Top Channel