Itali, arrestohen 60 persona, pjese e klaneve mafioze

27/05/2009 11:30

Rreth 60 mafioze te dyshuar, anetare te nje klani te rendesishem te Kamorres, mafia napolitane, u arrestuan sot ne mengjes ne rajonin e Napolit, ne jug te Italise, njoftojne burime karabinierise italiane.

“Kemi leshuar mandatarreste kunder 64 personave te dyshuar si anetare te nje klani te rendesishem te Kamorres, ne rajonin e Vezuvit.

Tre prej tyre ndodhen tashme ne burg per krime te tjera”, i beri te ditur AFP-se nje zedhenes i karabinierise se Napolit.

Te dyshuarit, qe u perkisnin klanit Sarno, i konsideruar si nje nga me te fuqishmit e mafias napolitane, akuzohen veçanerisht per pjesemarrje ne shoqate mafioze, per pervetesim fondesh, dhenie parash me interes dhe trafik droge, njoftojne karabinieret permes nje komunikate.

Top Channel