Burg per fisheket kineze

27/05/2009 09:00

Dy persona pranuan fajesine ne Majemi te Florides per akuzat per mashtrim te qeverise amerikane lidhur me furnizimin e ushtrise afgane me municione kineze.

Dejvid Pakuz dhe Aleksander Podrizki pranuan dje se ishin perfshire ne nje skeme per fshehjen e origjines kineze te municioneve te marra nga Shqiperia.

Ne firmen AEY te Efraim Diverolit, Pakuz nje ish-masazhator me profesion, ishte zevendespresident i firmes AEY, ndersa Podrizki ishte agjent i kompanise ne Shqiperi. AEY kishte nje kontrate me Pentagonin per te pajisur me municion forcat afgane.

Presidenti i kompanisë Efraim Diveroli dhe një partner i tij biznesi, Ralf Merrill nuk e kane pranuar fajin dhe jane ne pritje te gjyqit.

Administrat e meparshme prishi kontraten me AEY-ne e Diverolit, pas skandalit qe u publikua ne gazeten “New York Times” mbi municionet e vjetra per te cilit qeveria i kishte paguar firmes me baze ne Florida miliona dollare.

Skandali i fishekeve kineze u komentua gjate edhe ne Shqiperi per shkak te akuzave qe u hodhen ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Biznesmeni Kosta Trebicka ishte nder te paret qe hodhi akuza te renda ne lidhje me skandalin. Municionet e vjetra kineze, sipas nje marreveshje ripaketoheshin duke hequr etiketat kineze dhe bliheshin me pas nga kompania amerikane. Shtetet e Bashkuara e cilesojne veper penale blerjen e municioneve kineze, pas vendosjes se embargos ndaj armatimit kinez.

Top Channel