Mianmar, liderja e opozites mohon akuzat

26/05/2009 17:20

Liderja e opozites ne Mianmar, Aung San Suu Kyi ka deklaruar ne gjykate se ajo nuk i shkeli rregullat e arrestit te shtepise kur nje person nga Amerika e vizitoi ate ne banesen e saj.

Suu Kyi ka theksuar se ajo nuk ishte ne dijeni per viziten e papritur ne oret e vona te nates, por ka saktesuar se u informua me vone nga nje asistente.

Kjo ishte hera e pare qe asaj iu dha e drejta te fliste ne sallen e gjyqit, qe kur ka filluar procesi rreth nje jave me pare.

Suu Kyi rrezikon te denohet nga procesi i shumekritikuar nga nderkombetaret me pese vjet burg.

Ne seancen e sotme regjimi ushtarak lejoi pranine e disa diplomateve dhe gazetareve vendas.

Top Channel