Japoni, prezantohet moda e veshjeve me perime

26/05/2009 09:30

Moda nuk po njeh limit. Tashme per stilistet frymezimi vjen edhe nga perimet. Ne Japoni prezantimi me i fundit ne pasarela i ka marre motivet nga lakra dhe qepa, te cilat jane shfrytezuar per te prodhuar veshje intime.

Ne konkursin e markes Triumpf, qe prezantoi nje sfilate ne kryeqytetin Tokio, fitues u shpall stilisti 20-vjecar Saxhino Kuruzo me lakren e hapur, qe shfaqi lulezimin e bukurise femerore dhe preferencen per ngjyren jeshile.

Por lakra nuk ishte frymezimi i vetem, pasi nuk munguan as veshjet intime te frymezuara nga qepa. Kuruzo fitoi nje bilete per te shkuar ne Milano e per te konkuruar per cmimin e Triumph-it ne muajin shtator.

Fituesi do te marre 15 mije euro dhe do te hedhe ne treg nje linje te veten te veshjeve te brendshme.

Top Channel