Holande, policia gjen 5 trupa te pajete

26/05/2009 18:25

Pese kufoma jane gjetur sot nga policia holandeze ne dy qytete te ndryshme te vendit. Vdekjet dyshohet se kane lidhje mes tyre dhe shkak per to mund te jete bere nje drame familjare.

Kater trupa te pajete, qe i perkisnin nje burri 46 vjecar, nje gruaje dhe dy djemve 16 dhe 17 vjec u gjeten ne nje apartament te qytetit Zuijndreht.

Ndersa trupi i peste u gjet ne nje shtepi ne qytezen e Bavelit, qe ndodhet rreth 40 kilometra larg. Pavaresisht dyshimeve, policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Top Channel