Franca hap bazen e pare ushtarake ne Gjirin Persik

26/05/2009 13:35

Presidenti francez Nicholas Sarkozy ka hapur zyrtarisht sot bazen ushtarake franceze ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo eshte baza e pare ushtarake e Frances ne rajonin e Gjirit Persik.

Ne bazen “Kampi i Paqes” do te dislokohen me teper se 500 ushtare dhe ne te perfshihet nje baze ajrore, nje detare dhe nje kamp trainimi. Agjencite e lajmeve raportojne se Franca po synon forcimin e pranise se saj ne kete rajon, pasi aty mundesohen kontrata fitimprurese mbrojtese dhe marreveshje per energji atomike. Vitin e kaluar Franca, si furnizuesi kryesor ushtarak ne kete vend, nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi.

Ne kete rajon, baza kane Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Top Channel