Obama: Prova berthamore, kercenim per paqen

25/05/2009 08:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka denuar proven berthamore te Korese se Veriut dhe e ka cilesuar ate si kercenim per paqen.

Ne nje komunikate Shtepia e Bardhe deklaroi se Koreja e Veriut po sfidon komunitetin nderkombetar dhe se sjellja e Phenianit shton tensionet dhe minon stabilitetin ne Azine verilindore.

Ndersa po vazhdon te analizoje te dhenat rreth proves, Washingtoni ka paralajmeruar per pasojat, nese Koreja e Veriut do te vazhdoje me teste kercenuese berthamore. Sot vendi njoftoi se ka kryer me sukses nje prove berthamore.

Top Channel