British Airways: Danezet, pasagjeret me tolerante

25/05/2009 13:20

Kompania British Airways ka publikuar nje klasifikim te veseve dhe virtyteve te pasagjereve. Ajo ka intervistuar mbi 2900 persona, duke u perpjekur te mase edhe nivelin e tolerances, apo zemerimit ne baze nacionaliteti.

Danezet, suedezet dhe italianet jane udhetaret me tolerante dhe te duruar ne avion, ndersa ata qe nxehen me shpejt jane gjermanet, belget dhe zvicerianet. Ne listen e 10 zakoneve te keqija bejne pjese goditja me shkelma ne pjesen e shpines, shtrirja e kembeve ne hapesiren e fqinjit dhe lenia e femijeve te levizin lirshem. 48 perqind e te pyeturve thone se nje tjeter zakon i keq nxitimi per te dale pas uljes se avionit.

46 perqind thone se pas kesaj vijne pasagjeret qe gerhasin, ata qe ankohen, apo qe flasin me ze te larte. 36 perqind bezdisen nga personat qe bejne zhurme kur hane, apo mbajne te larte volumin e kufjeve.

Ne vendin e fundit ankesa eshte per personat qe ulin sediljen me shume se c’duhet.

Top Channel