Iran, sot samiti me Afganistanin e Pakistanin

24/05/2009 10:40

Presidenti afgan Hamid Karzai eshte nisur sot per ne Teheran, ku do te mbahet nje samit mes presidenteve te Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit per te diskutuar mbi nje aksion te perbashket kunder terrorizmit dhe trafikut te droges.

Karzai shoqerohet nga nje delegacion, pjese e te cilit eshte edhe ministri i Jashtem, Dadfar Spanta.

Qellimi i ketij takimi eshte ngritja e nje mekanizmi konsultimesh te rregullta ne nivel te larte mes tre qeverive te vendeve islamike.

Gjithashtu, presidentet do te diskutojne mbi nje plan per hedhjen e bazave per nje bashkepunim rajonal ne sektorin e agrikultures, tregtise, shendetesise dhe energjise.

Top Channel