Venezuele, shtetezohet banka e trete ne vend

23/05/2009 04:15

Qeveria e Venezueles njoftoi se ka arritur nje marreveshje per shtetezimin e bankes me te trete te madhe ne vend, “Banco de Venezuela” filial i “Banco Santander” e shitur nga grupi spanjoll per 1,05 miliarde dollare.

Kjo shitje perfshihet ne “Strategjine e zhvillimit kombetar te vendit” per te “forcuar sektorin financiar publik” deklaroi zevendespresidenti i Venezueles, Ramon Carrizalez, duke theksuar se marreveshja ishte “me perfitim per te dyja palet”.

Grupi bankar spanjoll Banco Santander konfirmoi ne Madrid se ka arritur nje “marreveshje ne parim” per t’ia shitur kundrejt shumes se njoftuar filialin e tij shtetit te Venezueles.

Rikthimi i bankes se trete me te madhe te Venezueles nen administrimin e shtetit ishte njoftuar ne korrik nga presidenti socialist Hugo Chavez ne kuadrin e nje politike te gjere shtetezimi.

Top Channel