Bjellorusia, asnje pergatitje per Berluskonin

23/05/2009 03:20

Ambasada e Italise ne Minsk mohoi dje ne mbremje pergatitjet per nje vizite te Silvio Berluskonit ne Bjellorusi, duke pergenjeshtruar keshtu deklaratat e bera me pare nga ambasadori Giulio Prigioni.

“Asnje pergatitje nuk eshte parashikuar per nje vizite te mundshme te kryeministrit Berluskoni ne Minsk”, beri te ditur perfaqesia diplomatike ne nje komunikate.

Disa ore me pare, Prigioni kishte deklaruar perpara gazetareve se ambasada po pergatiste viziten e kryeministrit italian ne Bjellorusi.

Presidenti Aleksander Lukashenko vizitoi Italine ne fund te prillit, ku eshte takuar me Berluskonin dhe me Pape Benediktin XVI ne Vatikan.

Berluskoni ka theksuar atehere se “kishte ardhur koha qe Bjellorusia te dilte nga izolimi”.

Top Channel