Sistemi satelitor GPS paralajmeron fundin

22/05/2009 19:45

Vitin tjeter, sistemi satelitor Global Positionning System qe rregullon trafikun e hartave ne telefonat dhe navigatoret tane, mund te marre fund per shkak te mungeses se fondeve.

Ky sisstem eshte baza per cdo lloj software dhe largimi nga orbita e Tokes mund te shkaktoje deme te medha ne fushen e telekomunikacionit. Alarmin e ka dhene Gjykata e Shpenzimeve, e specializuar per te kontrolluar shpenzimet publike. Problemi kryesor eshte mungesa e fondeve per Air Force qe menaxhon satelitet.

Sipas te dhenave, Air Force i ka tejkaluar fondet prej 870 milione dollaresh qe ka ne dispozicion per kete qellim. Mungesa e fondeve ka shkaktuar vonesa edhe ne hedhjen ne hapesire te disa sateliteve te tjere, misione te cilat jane shtyre per ne muajin nentor te ketij viti. Global Positionning System eshte nje sistem i perbere nga 28 satelite qe garantojne cilesine e lokalizimeve nga hapesira me nje marxh gabimi prej 10 metrash.

Rezultate te medha keto satelite kane dhene edhe ne teknologjine smartphone. Alarmi per mbylljen e misionit te GPS ka alarmuar kompanite automobilistike dhe firmat e medha turistike, te cilat jane mjaft te lidhura me sistemin satelitor per te orientuar sa me mire klientet e tyre. Nga ana tjeter, perfundimi i eres Global Positionning System mund t’i hape rruge projektit europian Gallileo, atij kinez Compass apo projektit rus Glonass.

Top Channel