Papa Benedikti takon presidentin Ivanov

22/05/2009 16:10

Papa Benedikti XVI priti sot ne seline e shenjte presidentin e ri maqedonas, Gjorgje Ivanov, te cilit i rikonfirmoi mbeshtetjen dhe miqesine e Vatikanit ndaj Maqedonise.

Gjate takimit, Papa porositi Ivanov se te krishteret duhet te ruajne idealet dhe vlerat te cilat ua kane lene trashegimi te paret.

“Ky eshte kontributi me i madh qe te krishteret mund te ofrojne per ndertimin e Evropes se mijevjecarit te trete, ku duhet te sundoje paqja dhe drejtesia”, eshte shprehur Papa Ratzinger.

Delegacioni maqedonas, i kryesuar nga presidenti Ivanov ndodhet ne Rome ne kuader te nje vizite zyrtare.

Top Channel