OKB kerkon 543 milione $ ndihma per Pakistanin

22/05/2009 11:45

OKB ka kerkuar 543 milione dollare ndihma per 1,6 milione te pastrehet, qe u larguan per t’i shpetuar luftimeve ne veriperendim te Pakistanit.

Parate do te shpenzohen per financimin e 165 projekteve per te ndihmuar te zhvendosurit. Sipas organizates, eksodi i jashtezakonshem shkaktoi vuajtje te pabesueshme. Dhjetera mijera njerez po strehohen neper kampet jugore ne zonat e luftes ne luginen Swat.

Ushtria pakistaneze nisi me 2 maj ofensiven kunder talebaneve, pas prishjes se marreveshjes se paqes dhe shtimit te zonave me ndikim te militanteve.

Top Channel