H1N1, 58 ushtarake ne kazermen karantine

22/05/2009 11:10

Pas zbulimit te 11 rasteve te dyshimta te infektimit me gripin e derrave, 58 ushtarake spanjolle jane vendosur ne nje kazerme karantine.

Behet fjale per Akademine e inxhiniereve ushtarake ne Hoyo de las Manzanares, 30 km larg Madridit. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja “El Mundo”. Shtate ushtarake jane shtruar ne spital, ndersa pese te tjere po monitorohen ne kazerme.

Mjeket po kryejne analizat per te verifikuar, nese behet fjale per semundjen e gripit te derrit. Ministria e Shendetesise njoftoi se rastet ne fjale jane te lehta.

Top Channel