6-vjecari i shpeton jeten te atit dhe vellait

22/05/2009 11:30

Nje djale 6-vjecar ka shpetuar jeten e te atit dhe te  vellait 3-vjecar, duke arritur te mbaje kontrollin e nje makine.

I ati qe udhetonte me dy djemte eshte ndier keq papritur dhe ka humbur ndjenjat, ndersa djali ka marre timonin dhe nuk ka lejuar qe makina te perplaset. Ngjarja ka ndodhur ne Nebraska, ku femija ne pamundesi per te arritur frenat dhe per te ndaluar automjetin, ka ecur duke u perpjekur te shmange perplasjen ne rruge.

Makina eshte ndalur fale nderhyrjes se nje polici, qe kishte marre telefonata nga disa shofere, te kishin njoftuar se nje femije ndodhej ne timonin e nje makine. Polici afroi makinen e tij, kaloi nga dritarja dhe arriti te frenoje. I ati i djalit pasi u permend, tha se nuk i kujtohej asgje nga sa kishte ndodhur.  

Top Channel