Anulohet vizita e Frattini-t ne Iran

21/05/2009 07:50

Vizita e ministrit italian te Puneve te Jashtme, Franco Frattini, ne Iran nuk do te zhvillohet si pasoje e kerkeses kushtezuese te Teheranit per te kryer takimin protokollar me presidentin iranian jo ne kryeqytet por ne nje lokalitet tjeter, ne Semnan.

Kjo  komunikate e Ministrise se Puneve te jashtme sqaron arsyen e anullimit te vizites ne Iran te kryediplomatit italian Frattini, i cili shprehu keqardhjen per kete rast te humbur. Pikerisht ne Semnan, rreth 200 km ne lindje te Teheranit, nje dite me pare u testua nje rakete me rreze te gjate veprimi.

Vizita e Frattinit ishte pergatitur disi ne menyre te rezervuar, aq sa nuk ishte bere e ditur as ne axhenden e Ministrise, nje burim informacioni i perdorur shume nga gazetaret, kryesisht nga korrespondentet e huaj. Lajmi eshte pritur ftohte nga mjediset diplomatike europiane sepse kjo vizite do te demtonte ne nje fare menyre strategjine kundrejt Iranit.

Top Channel