Sulmi ne Kabul, vriten dy ushtare amerikane

20/05/2009 09:50

Dy ushtare amerikane gjeten vdekjen nga shperthimi i nje bombe, ne momentin e kalimit te nje karvani te trupave te huaja ne kryeqytetin afgan, Kabul.

Nje zedhenes tha se shperthimi ndodhi ne nje rruge, qe te con drejt bazes ajrore amerikane te Bagramit. Objektiv i sulmit ishte nje karvan mjetesh amerikane, ku te pakten nje makine u shkaterrua.

Pavaresisht pranise se trupave te huaja, dhuna eshte rritur ne Afganistan dhe talebanet kane shtrire sulmet pertej bazave tradicionale te tyre. Sulmet me bomba ne rruge jane pjese e fushates se tyre per te larguar te huajt.

Top Channel