OKB: Hetim krimeve te luftes ne Gaza

20/05/2009 17:25

Kombet e Bashkuara kane deklaruar se hetimi mbi krimet e luftes ne Rripin e Gazes do te zhvillohet edhe nese nuk do te jete dakord Izraeli.

Kreu i grupit hetimor, Richard Goldstone eshte shprehur i zhgenjyer nga fakti qe Izraeli i dha nje pergjigje negative OKB-se.

Goldstone ka bere te ditur se grupi hetimor do te hyje ne Gaza nga Egjipti nese Izraeli do te refuzoje t’i pajise anetaret me viza.
Kombet e Bashkuara duan te hetojne nese Izraeli dhe Hamas kane kryer krime gjate konfliktit te janarit ne Gaza. Izraeli akuzon OKB-ne se po ben nje hetim te njeanshem kunder tij.

Dega e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut eshte akuzuar se po i cileson veprimet e Izraelit si te padrejta dhe shihet nga ky i fundit si nje institucion me me pak kredibilitet se institucionet e tjera.

Top Channel