Geithner: Ne javet e ardhshme pastrimi i bankave

20/05/2009 16:05

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka deklaruar se ne javet e ardhshme do te nise plani per pastrimin e bankave nga “asetet toksike”.

“Sistemi financiar ka filluar te sherohet”, ka sqaruar Geithner ne nje fjalim te mbajtur para komisionit bankar te Senatit amerikan.

Sekretari ka bere te ditur se fondet e mbetura nga plani i shpetimit financiar i aprovuar nga Kongresi ne tetor kapin shifren e 123 miliarde dollareve.

Top Channel