Clinton: Irani po nxit garen e armatimeve

20/05/2009 17:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Irani me pajisjen me arme berthamore do te nxiste nje gare armatimesh ne rajonin e Lindjes se Mesme.

Gjate nje raportimi ne nje komision te Senatit, Clinton eshte shprehur se Irani perben nje kercenim te jashtezakonshem, duke konfirmuar qendrimin e administrates Obama kunder mundesise qe Teherani te kete kapacitete berthamore.

Megjithate, Clinton ka theksuar se per momentin Uashingtoni eshte i perqendruar tek presionet diplomatike.

Top Channel