Bie avioni me 112 persona ne bord

20/05/2009 03:50

Nje avion ushtarak me 112 persona ne bord ka rene dhe ka marre flake ne nje zone te banuar te nje ishulli te Indonezise.

Raportimet e para flasin per tre te vdekur dhe dhjetra te plagosur, por nuk dihet nese jane banore te zones apo pasagjere. 

Mjeti ishte ne nje mision rutine trajnimi kur ka rene ne afersi te bazes ajrore qe ndodhej ne provincen e East Javas.

Avioni ka demtuar 4 shtepi te fshatit Gaplak perpara se te ndalonte ne nje fushe orizi dhe te perfshihej nga flaket.

Top Channel