Aksidenti ajror ne Indonezi, 78 te vdekur

20/05/2009 09:10

Ka arritur ne 78 numri i viktimave te aksidentit ajror te ndodhur ne Indonezi.

Skuadrat e shpetimit po evakuojne te plagosurit dhe pasagjeret qe humben jeten, nga rrezimi i nje avioni ushtarak prane nje plantacioni me oriz ne afersi te qytetit Magetan. Flake dhe tym jane vere re ende ne vendin ku ndodhi aksidenti. Televizoni lokal njofton se avioni kur u rrezua shkaterroi edhe dy shtepi.

Ne avion transportoheshin pajisje nga kryeqyteti i vendit Xhakarta drejt ishujve lindore te Indonezise. Shkaqet e aksidentit nuk njihen ende, por avioni eshte rrezuar disa minuta perpara se te ulej ne piste.

Top Channel