SHBA, 100 milione dollare ndihma Pakistanit

19/05/2009 21:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Pakistanit nje ndihme prej 100 milione dollaresh.

Ndihmat jane destinuar per popullsine qe eshte detyruar te arratiset per shkak te luftimeve mes trupave ushtarake dhe guerrilasve talebane.

Clinton, duke bere njoftimin nga Shtepia e Bardhe, ka nenvizuar se Uashingtoni eshte i gatshem te jape ndihma te tjera nese situata do t’i kerkoje.

Top Channel