Sri Lanka, vritet kreu i tigrave tamile

18/05/2009 11:20

Vellupillai Prabhakaran, shefi historik i tigrave tamile eshte vrare nga forcat qeveritare ndersa tentonte t’ia mbathte nga enklava ne veri te ishullit.

Lajmin e konfirmon nje prej pergjegjesve ushtarake, i cili kerkoi te ruante anonimatin.

“Kur trupat hapen zjarr, ambulanca tentoi te largohej, po u qellua dhe mori flake”, thote nje tjeter burim.

Keshtu eshte konfirmuar se Prabhakaran eshte vrare ndersa tentonte t’ia mbathte me nje ambulance perpara agimit.

“Po presim nje njoftim zyrtar nga ana e presidentit”, thone burime ushtarake.

Top Channel