Myanmar, liderja e opozites del para gjykates

18/05/2009 16:45

Liderja e opozites ne Myanmar, Aung San Suu Kyi eshte paraqitur sot para gjykates ne ambjentet e burgut te Inseinit, ne Rangun.

Ajo akuzohet per shkelje te afateve te arrestit te shtepise, per shkak te vizites se nje amerikani, qe pershkoi gjithe lumin me not per te arritur tek banesa e saj.

Te shumte ishin protestuesit qe ishin mbledhur para selise se burgut per te kundershtuar procesin gjyqesor.

Shume vezhgues nderkombetare deklarojne se akuzat e ngritura jane nje pretekst per t’u siguruar se Suu Kyi do te jete ne burg gjate zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme.

Suu Kyi ka kaluar 13 nga 19 vitet e fundit ne burg dhe rrezikon te kaloje edhe 5 vite te tjera nese shpallet fajtore per akuzen e mesiperme.

Top Channel